Ilustrim

Vrasja e dyfishtë të Gjakovë, viktimat janë vëllezër

Dy persona kanë vdekur pasi dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Sipas Policisë së Kosovës, të dy viktimat janë vëllezër.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka njoftuar se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave, meshkuj të moshës madhore.

“Mund t’ju konfirmoj se sonte rreth orës 20:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Madanaj-Gjakovë dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore.” – tha Elezaj.

Dyshohet për vrasje të dyfishtë në Gjakovë