Vozitje 204 km/h në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Policia shqiptare njofton se si pasojë e vozitjeve me shpejtësi mbi normat e lejuara që nga ora 10:00 e mëngjesit e deri më tash ua ka konfiskuar patentë shoferët 19 drejtuesve të automjeteve.

Në rrugët e Tiranës dhe periferisë, Policia e Trafikut ka regjistruar vozitje të automjeteve me shpejtësi ndërmjet 158 dhe 204 km/h.

Këto vozitje vrastare (siç po i cilësojnë autoritetet) janë regjistruar në aksin Sauk – Teg, Tuneli i Krrabës dhe anasjelltas.

Me këtë shpejtësi, sipas Policisë, rrezikohet jeta e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.