Ilustrim

Tiranë, shoferi i ri ndalet duke vozitur 197 km/h

Policia shqiptare njofton se 22 patenta janë pezulluar gjatë 5 orëve kontroll me radar e dragera, nga të cilat 10 për shpejtësi e 12 për alkool.

Në njoftimin e saj, Policia e Shtetit thotë se 4 drejtues mjetesh janë vënë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Në aksin rrugor Sauk – Teg janë evidentuar 10 raste të shpejtësisë mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 155 km/h deri 197 km/h.

Policia ka ndaluar për shpejtësi të frikshme një 21-vjeçar nga Tirana, i cili voziste me shpejtësi 197 km/h mbrëmjen e së shtunës, në kushte të lagështirës në rrugë, trafikut ende me fluks të lartë.

21-vjeçari kishte vetëm 7 muaj nga data e pajisjes me patentë.