Ilustrim

Video – Policia kap shoferin duke vozitur me mbi 230 km në orë

Policia e shtetit ka njoftuar se po vijon kontrolli me radar nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

Policia ka publikuar pamjet derisa kapet një drejtues i një automjeti derisa po voziste me mbi 230 kilometra në orë.

Në BYPASS-in Fier – VlorëVijon kontrolli me ? nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore. E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h. ?✈️!!!. ??????????, në kulmin e trafikut.Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve ? me lëvizje.Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari ???✍? dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq? aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju. Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni✈️ se shpejtësia vret? jetë.#zbatorregullatudhëtoisigurt#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️#MosPërdor?gjatë drejtimit të?

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 4 juillet 2020

“E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h në kulmin e trafikut”, ka njoftuar Policia shqiptare.

“Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve me lëvizje” bën të ditur Policia.