Policia e Kosovës, Radar. Foto: KALLXO.com

Voziti 50 km/h më shpejtë se që ishte e lejuar, gjobitet dhe i merret patent-shoferi për 6 muaj 24-vjeçarit

Policia e Ferizajt shqiptoi gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj heqje e patent-shoferit ndaj 24-vjeçarit, i cili bëri tejkalim të shpejtësisë. I njëjti, në zonën e kufizimit 50 km/h voziti me shpejtësi 100 km/h.

Vozitësi ishte SH.I, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

I riu është ndaluar sot nga Policia rreth orës 15:10, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet SH.l (M/MV) i moshës 24 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gashtë muaj masë mbrojtëse (heqje e patent-shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”- thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Sipas policisë, veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Foto: Policia e Kosovës
Foto: Policia e Kosovës