Vonohet seanca plenare e Kuvendit, vonohet PDK-ja

Kanë kaluar 15 minuta nga koha ku pritej të vazhdonte seanca për formimin e Komisioneve Parlamentare.

Në sallën e Kuvendit kanë filluar të vijnë deputetët, por  ende nuk janë hapur punimet.

Shumica e deputetëve të pozitës kanë zënë vend, por nga opozita në sallë  gjenden vetëm AAK dhe Nisma Socialdemokrate kurse nga PDK është vetëm Fatmir Xhelili.