Viola Von Cramon

Von Cramon - Thaçit: Mos luani me Kushtetutën derisa njerëzit po vdesin nga COVID-19

Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola Von Cramon ka kërkuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që të mendojë dy herë nëse është mirë të shpërndahet qeveria aktuale në këtë kohë kur vendi po përballet me pandemi.

“Në kohë krizash, nevojitet një qeveri funksionale. Mos luani me Kushtetutën, derisa njerëzit po vdesin. Do të ishte këshilla ime. COVIDー19”, ka shkruar ndër të tjera Cramon.

Kujtojmë se, Thaçi sot gjatë ditës është takuar me liderët politikë. /21Media