Vlora Çitaku: Ajo çka ka ndodhur në Deçan është akt terrorist

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA ka reaguar lidhur me vrasjet që kanë ndodhur sonte në Deçan.

Çitaku ka thënë se  ajo çka ka ndodhur në Deçan është akt terrorist.

“E tronditur deri në palcë. Ajo çka ka ndodhur sonte në Deçan është akt terrorist. Ngushëllime familjarëve të viktimave. Organet e rendit duhet urgjentisht të angazhohen e ta zbardhin këtë sulm”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Tre të vdekur nga atentati në Deçan, shoferi i autobusit dhe dy nxënës (VIDEO)