Tre të vdekur nga atentati në Deçan, shoferi i autobusit dhe dy nxënës (VIDEO)

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një është plagosur, nga sulmi me armë zjarri që ka ndodhur mbi autobusin me udhëtar në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Dy prej të vdekurve janë nxënës, ndërsa personi i tretë është shoferi i autobusit.

Lajmin për dy nxënësit e vdekur për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Spitalit në Pejë, Skender Dreshaj, ndërsa sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, i vdekur ka mbetur edhe drejtuesi i autobusit.

“Dy janë të vdekur me armë zjarri, janë nxënës të moshës së re, njëri është plagosur në këmbë”, tha shkurtimisht Dreshaj për KALLXO.com.