Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, Foto: Facebook

Vlerësimi i MAPL-së për komunën e udhëhequr nga Qëndron Kastrati

Raporti i vlerësimit të performancës të Komunave për vitin 2019 e ka radhitur në vendin e 19-të komunën e Kamenicës.

Kamenica e udhëhequr nga Qëndron Kastrati ka arritur të përmbushë 63.71 për qind të kritereve vlerësuese.

Matja e performancës është një proces i udhëhequr nga Ministria e Pushtetit Lokal (MPL)  ku komunat raportojnë të dhëna mbi përmbushjen e standardeve qeverisëse. Në matje grumbullohen të dhëna nga 19 fusha duke filluar që nga cilësia e administratës mbrojtja e mjedisit infrastruktura e deri tek përfaqësimi gjinor në komuna.

Fusha e parë e cila është matur, është ajo e shërbimeve administrative, ku matet koha brenda të cilës qytetarët marrin përgjigje në kërkesat e tyre.

Këtu hyjnë kërkesat për leje ndërtimore apo kërkesat e tjera drejtuar komunës.

Në kuadër të këtij matësi matet edhe përdorimi i teknologjisë si e-kiosku për të pajisur qytetarët me dokumentacione.

Në këtë fushë Kamenica është radhitur në vendin e 20-të duke i përmbushur 69.08 për qind të kritereve.

Fusha tjetër e cila matet në këtë raport është  transparenca komunale ku hyjnë publikimi i informacioneve në ueb faqen e komunës, transmetimi i mbledhjeve të asamblesë dhe transparenca në prokurimin publik.

Në këtë fushë, Kamenica është në mesin e 10 komunave më transparente, duke u radhitur e 9-ta nga MPL me 94.86 për qind kritere të përmbushura.

Ndërsa në fushën e përgjegjshmërisë komunale, Kamenica është radhitur e 17-ta duke përmbushur 65.86 për qind të kritereve.

Në këtë fushë maten takimet e komunës me qytetarët gjatë hartimit të buxhetit e po ashtu suspendimi i zyrtarëve me aktakuza.

Një fushë tjetër e matur nga MPL është edhe Barazia në Punësim, Shërbime Sociale dhe Familjare në këtë pikë matet punësimi i personave me aftësi të veçanta në institucionet komunale si dhe punësimi i komuniteteve jo shumice.

Kamenica ka arritur ti përmbushë 56.20 për qind të kritereve, duke u radhitur kështu nga MPL në vendin e 23-ta.

Në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, komuna e udhëhequr nga Qëndron Kastrati është radhitur e 11-ta, duke i përmbushur 84.9 për qind të kritereve.

Në kuadër të kësaj fushe maten aktivitetet komunale kulturore, rinore dhe sportive, si një nga kompetencat vetanake të komunave. Fusha mbulon edhe shërbimet e ofruara nga komunat që kanë të bëjnë me kulturën, rininë dhe sportin, përfshirë hapësirat sportive.

Ndërsa në fushën tjetër, atë të menaxhimi të fatkeqësive, Kamenica është radhitur e 6-ta me përmbushje të kritereve prej 100 për qind.

Kamenica është vlerësuar se i ka të gjitha planet dhe gatishmërinë tu përgjigjet situatave të fatkeqësive dhe krizave të pakontrolluara.

Më ulët, Kamenica është vlerësuar në fushën e planifikimit hapësinor. Ajo është radhitur e 18-ta duke përmbushur, 49.75 për qind të kritereve.

Në kuadër të kësaj  fushe matet zhvillimi hapësinor komunal nëpërmjet instrumenteve të planifikimit hapësinor, por edhe nivelin e planifikimit të ndërtimeve komunale.

Ndërsa tek fusha e hapësirave publike, Kamenica është renditur e 32-ta, duke përmbushur kështu vetëm 15.6 për qind të kritereve.

Kjo fushë matë hapësirat publike të cilat janë me interes për qytetarët, menaxhohen nga komunat dhe të cilat ndikojnë në cilësinë dhe standardin e jetesës së qytetarëve.

Raporti tregon se përpos nivelit të hapësirave të gjelbra për kokë banori, kjo fushë matë edhe sipërfaqen e hapësirave publike të cilat mirëmbahen rregullisht nga komunat, si dhe numrin e hapësirave publike të përcjella me ndriçim publik.

Pothuajse e fundit në listë, në fushën e infrastrukturës rrugore është renditur Kamenica, duke përmbushur vetëm 29.33 për qind të kritereve, ajo është renditur në vendin e 34-të.

Kjo fushë matë rrugët komunale dhe infrastrukturën përcjellëse që janë nën kompetencën e komunës, që përfshinë edhe përmasimin e infrastrukturës rrugore me trotuare, ndriçim, shenjëzim si dhe shteg të biçikletave.

Kurse tek transporti publik, Kamenica është renditur e 27-ta, duke marrë 60.01 për qind.

Kjo fushë matë  numrin e parkingjeve në komunë dhe numrin e vendparkimeve kundrejt veturave të regjistruara në komunë, po ashtu sa ka vende për taksi kundrejt numrit të taksive të licencuara dhe sa parkingje publike kanë vende të rezervuara për persona me nevoja të veçanta.

Kurse të parkingjet publike, Drenasi është renditur e 14-ta me 45.1 për qind. Kjo fushë matë  numrin e parkingjeve në komunë dhe numrin e vend parkimeve kundrejt veturave të regjistruara në komunë, po ashtu sa ka vende për taksi kundrejt numrit të taksive të licencuara dhe sa parkingje publike kanë vende të rezervuara për persona me nevoja të veçanta.

Tek sigurimi apo furnizimi i qytetarëve dhe bizneseve me ujë të pijshëm si dhe realizimin e projekteve komunale për ujë të pijshëm, Komuna e udhëhequr nga Qëndron Kastrati është renditur e 24-ta me një përqindje prej 72.58 për qind.

Në fushën e kanalizimit, Kamenica është radhitur në pozitën e 31-të me 23.68 përqind. Sipas raportit kjo fushë matë përfshirjen e ekonomive familjare, bizneseve dhe institucioneve në sistemin e kanalizimit si dhe realizimin e projekteve komunale për rrjet të kanalizimit, e po ashtu, përfshirjen e vendbanimeve të komunës në rrjetin për trajtimin e ujërave të zeza.

Në anën tjetër, për mbledhjen dhe deponimin e mbeturinave si dhe grumbullimin e të hyrave nga faturat e lëshuara për menaxhimin e mbeturinave, Kamenica është renditur e 22-ta me 70.78 për qind të kritereve të përmbushura.

Kurse në mbrojtjen e ambientit, Kamenica është renditur e 5-ta me 93.3 për qind të kritereve të plotësuara.

Po ashtu e 5-ta, Kamenica është renditur edhe në fushën e arsimit parauniversitar, me një përqindje prej 72.23 për qind të përmbushjes së kritereve.

Ky tregues, sipas raportit të MPL-së, synon rezultate në hapësira për çerdhe dhe shkolla të pajisura me kabinete për internet, masa të efiçencës së energjisë,  rekrutimin e personelit arsimor, licencimin e mësimdhënësve, mjetet e konkretizimit, pajisjet e shkollave me mjete mësimore, kabinete të TIK-ut, si dhe kushtet e sigurisë në shkollë.

Tek përfaqësimi gjinor, Kamenica në raportin e MPL-së është renditur e 21-ta me 37.5 për qind të kritereve të plotësuara.

Në anën tjetër në fushën “Kujdesi primar shëndetësor” që matë infrastrukturën dhe hapësirat e destinuara për shëndetësinë primare, resurset dhe personelin e mjaftueshëm, si dhe ofrimin e shërbimeve nga niveli komunal, Kamenica është renditur e 11-ta me 56.49 për qind të kritereve të përmbushura.

Kamenica është renditur e 16-ta në fushën e zhvillimit ekonomik lokal me 74.4 për qind.

“Kjo është fushë e re dhe për herë të parë e zbatuar në këtë cikël raportimi. Fusha është e përbërë prej 1 rezultati dhe 4 treguesve. Kjo fushë mate aktivitetet e planifikuara dhe të zbatuara për zhvillimin e aktivitetit ekonomik në nivel lokal duke mobilizuar pronat komunale, dhe përditësim i rregullt i regjistrit të tatimpaguesve si dhe shkallë e lartë e inkasimit e tatimit në prone. Kjo fushë ka performancën e përgjithshme prej 59.35%”, thuhet në raportin e MPL-së.