Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti | Foto: Atdhe Mulla

Problemet dhe ngecjet e Komunës së Vitisë sipas MPL-së

Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) ka publikuar raportin e performancës së komunave për vitin 2019.

Në këtë raport, komuna e udhëhequr nga Sokol Haliti, është radhitur e 21-ta, me një performance prej 62.83 për qind, pra një performancë e cila sipas MAPL është vlerësuar mesatare.

Ndërsa më së miri, Vitia qëndron më së miri qëndron në fushën e ofrimit të shërbimeve komunale.

Vitia është komuna e është komuna e 4-të në Kosovë me përfomancë më të lartë të ofrimit të shërbimeve administrative, ose me një përqindje prej 89.98 për qind.

Ndërsa në sigurimin e ujit të pijshëm për vitiasit, komuna e Sokol Halitit qëndron më së keqi.

Në raport ajo është radhitur si komuna e 31-të, me një përqindje 39.15 për qind të performancës.

Transparenca, Përgjegjshmëria Komunale dhe Përfaqësimi gjinor

Komuna e Vitisë është radhitur e komuna e 11-ta me 93.57 për qind porsa i përket transparencës komunale.

Ndërsa në fushën e përgjegjshmërisë komunale, fushë e cila matë ndërmarrjen e veprimeve ligjore për suspendimin e zyrtarëve për të cilët ka pasur aktakuzë në lidhje me veprat për shpërdorim detyrës zyrtare, komuna e Vitisë është radhitur e  9-ta,me 74.81 për qind.

Në fushën e Barazisë në Punësim, Shërbimeve Sociale dhe Familjare, Vitia ka marrë vlerësim më të dobët, ajo është radhitur e  19-ta, 59.84 për qind.

Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) në raportin e saj ka vlerësuar se me gjithë progresin e komunave ndër vite në sigurimin e përfaqësimit të barabartë në trupat e kuvendeve dhe në komisionet komunale, të dhënat për treguesit e caktuar minimizojnë përqindjen në këtë fushë duke e bërë atë mjaft të ulët, 38.24%.

E komuna e Vitisë është në mesin e 10 komunave që qëndrojnë më së miri porsa i përket përfaqësimit gjinor.

MPL, Vitinë e ka radhitur në vendin e 9-të me një performancës prej 47.7 për qind.

Sipas të dhënave të raportuara nga 36 komuna, nga totali prej 37,310 e të punësuarve në institucione komunale, 17,660 prej tyre janë gra, apo 80.66% e kriterit ligjor 50×50.

Ndërsa sa i përket pozitave politike, nga 420 pozita në kuadër të ekzekutivit komunal, 119 janë gra, apo 50.95% e kriterit ligjor në 36 komuna. Përqindja e përfaqësimit në trupat e kuvendeve komunale është 65% e kriterit.

Menaxhimi i fatkeqësive dhe Planifikimi Hapësinor

Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) në raportin e saj ka bërë edhe matjen e planifikimit, organizimit dhe udhëheqjes së sistemit të organizuar të komunës për tu përgjigjur ndaj dukurive të shkaktuara nga fuqitë e pakontrolluara dhe nga fuqitë tjera.

Në këtë fushë MPL ka radhitur Vitinë në vendin e 14-të me një performancë prej 97.92 për qind.

Në vendin e 15-të me një përqindje 56.95 për qind,  Vitia është radhitur porsa i përket infrastukturës rrugore.

Ndërsa shumë më dobët, Vitia është vlerësuar porsa i përket planifikimit hapësinor.

Nga MPL, ajo është radhitur e 25-ta, me 37.22 për qind të vlerësimit të performancës.

Ndërsa në nivel vendi, sipas ministrisë, nga 5391 kërkesa të parashtruara për leje ndërtimi, nga komunat u shqyrtuan me kohë 4150 kërkesa apo 85.55%.

Edhe në mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirave publike, komuna e udhëhequr nga Sokol Haliti, nuk qëndron edhe aq mirë, sipas raportit të MPL, Vitia është radhitur e 22-ta me performancë 51.06 për qind.

Në fushën e ofrimit të transportit publik, Vitia, është radhitur e 14-ta me një përqindje prej 84.7 për qind.

Ndërsa porsa i përket ofrimit të parkingjeve publike, vërehet një përqindje shumë e ulët tek të gjitha komunat.

Numri i parkingjeve në nivel të Kosovës për komunat të cilat kanë raportuar është 1437, me gjithsej 48 788 vend parkime, në raport me 460 725  vetura sa janë të regjistruara në komunat që kanë raportuar.

Komuna e Vitisë është radhitur e 22-ta me një përformancë prej 34.5 për qind.

Edhe në sigurimin e ujit të pijshëm për vitiasit, komuna e Sokol Halitit nuk qëndron edhe aq mirë sipas MPL.

Në raport ajo është radhitur si komuna e 31-të, me një përqindje 39. 15 për qind.

Kanalizimi, menaxhimi i mbeturinave si dhe mbrojtja e ambientit

Fusha me perforamancën më të ulët është kanalizimi. Në këtë fushë komunat nuk kanë ofruar të dhëna valide për numrin e vendbanimeve të përfshira në sistemin e trajtimit të ujërave të zeza. Pasaktësia e madhe e të dhënave ka bërë që ky tregues të shpallet i pavlefshëm në tërësi, në mënyrë që të mos reflektoj performancë të pavërtetë.

Sipas të dhënave rreth 71.42% e ekonomive familjare, institucioneve publike dhe bizneseve janë deklaruar të përfshira në sistemin e kanalizimit, ndërkohë zbatimi i aktiviteteve nga plani për ndërtim dhe mirëmbajtje të sistemit të kanalizimit është raportuar të jetë 74.64%.

Në këtë fushë, komuna e Vitisë është rradhitur e 23-ta, me një përqindje prej 38.53 për qind.

Ndërsa në fushën e menaxhimit të mbeturinave, Komuna e Vitisë është në mesin e komunave më së paku e vlerësuar nga MAPL me një përqindje të përformancës prej 39.9 për qind.

Ajo para vetës ka vetëm, Zubin Potokun, Zveçanin, Leposaviqin dhe Mitrovicën Veriore.

Të dhënat e raportuara të vitit 2019 nga komunat tregojnë se ekonomitë familjare me qasje në grumbullim të mbeturinave janë në shkallën prej 70.10%.

Megjithatë, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) në Raportin për Menaxhimin e Mbeturinave i publikuar më 2018, tregon se mbulimi e ekonomive familjare me këtë shërbim është në shkallën prej 57.7%.

Shkalla e inkasimit të mjeteve për grumbullimin e mbeturinave del të jetë në masën 73.35%, ngjashëm me raportin e AMMK-së për vitin 2018.

Ndonëse nuk qëndron mirë me menaxhimin e mbeturinave, Vitia sipas raportit të MAPL është në mesin e komunave që angazhohen në mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit natyror dhe jetësor (urban dhe rural) nga dëmtimi, degradimi apo ndotja si pasojë e veprimtarisë njerëzore ose të ndikimit natyror.

Ajo është radhitur e 15-ta me një perfomancë prej 85.0 për qind.

Sipas MAPL-së, planifikimi hapësinor ‘kërkon trajtim më të gjerë për të rregulluar të gjithë sipërfaqet e nevojshme me plane rregulluese të hollësishme. Të dhënat flasin për një shkallë mjaft të ulët të këtyre planeve të cilat janë tejet të rëndësishme për rregullimin e komunës’.

Arsimi para universitar dhe kultura

Nga totali prej 115 çerdheve publike të 16 komunave sa kanë raportuar, në 15 prej tyre janë raportuar të jenë 38 çerdhe në zona rurale.

Komuna e Vitisë është radhitur e 24-ta me një përqindje prej 48.8 për qind.

Krahasuar me numrin e fëmijëve që janë raportuar se jetojnë në 22 komuna të cilat kanë raportuar, 4.91% e fëmijëve të moshës deri në 3 vjeç vijojnë kopshtin, prej tyre 1.43% në zona rurale. 57.53% të shkollave plotësojnë kushtet me infrastrukturë, pajisje dhe mjete, 50.89% prej tyre kanë masa të efiçiences energjike si dhe 58.48% të shkollave fillore del të jenë të pajisura me kabinete të TIK-ut. Krahas kësaj, 64.19% e shkollave të 34 komunave që kanë raportuar janë të pajisura me masa të sigurisë, ku përfshihen rrethojat dhe kamerat e sigurisë. Përkitazi me hapësirat shkollore, mesatarja në nivel vendi është 11.49m2 për kokë nxënësi në zonat rurale dhe urbane.

Në 31 komuna që kanë raportuar, niveli i pajtueshmërisë me raportin e synuar nxënës për mësimdhënës, apo 1 mësues për 26 nxënëse, është në shkallën 67.46%. Mësimdhënës të licencuar del të jenë 83.29%. Sa i përket regjistrimit të nxënësve dhe shkallës së përfshirjes së tyre në klasën e parë, komunat nuk kanë ofruar të dhëna të sakta për këtë tregues. Komunat kanë raportuar për gjithsej 93.97% të realizimit të planit të orëve mësimore.

Tutje në raport MAPL ka dhënë edhe rekomandime në fushën e arsimit për komunat e Kosovës.

“Komunat duhet të fillojnë të investojnë në çerdhe/kopshte në zona rurale ku ka nevojë, për shkak të rëndësisë së këtyre institucioneve në zhvillimin e hershëm të fëmijëve”, thuhet në raport.

MPL ka vlerësuar edhe shërbimet e ofruara nga komunat që kanë të bëjnë me kulturën, rininë dhe sportin, përfshirë hapësirat sportive.

Komuna e Vitisë është radhitur e 11-ta me një perfomancë prej 93.5 për qind

Sipas të dhënave në 33 komuna janë organizuar rreth 2300 aktivitete kulturore dhe sportive. Pjesëmarrja qytetarë në këto aktivitete krahasuar me numrin e banorëve është 57.37%.

Shëndetësia Primare dhe ekonomia

Kjo fushë matë infrastrukturën dhe hapësirat e destinuara për shëndetësinë primare, resurset dhe personelin e mjaftueshëm, si dhe ofrimin e shërbimeve nga niveli komunal.

Sipas të dhënave të raportuara nga komunave, kjo fushë ka nivel të ulët të performancës në përgjithësi, apo 51.19%.

36.40% nga objektet e kujdesit primar shëndetësor plotësojnë kriteret me pajisje dhe shërbime laboratorike sipas udhëzimit administrativ të ministrisë së shëndetësisë Nr. 08/2017 MSH. Ndërsa, raporti mjek familjar si dhe dy infermierë për 2000 banorë sipas standardit plotësohet në nivelin 69.61%.

Komuna e Vitisë është rradhitur e 13-ta, me një perfomancë prej 55.56 për qind.

Ndërsa porsa i përket zhvillimit ekonomik lokal, fushë e cila mate aktivitetet e planifikuara dhe të zbatuara për zhvillimin e aktivitetit ekonomik në nivel lokal duke mobilizuar pronat komunale, dhe përditësim i rregullt i regjistrit të tatimpaguesve si dhe shkallë e lartë e inkasimit e tatimit në prone, Vitia është radhitur e 22-ta me një përfomancë prej 60.6 për qind.