Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Smajl Latifi shprehet i pakënaqur me zvogëlimin e grantit të komunave

Smajl Latifi, kryetari i Komunës së Rahovecit, ka folur lidhur me raportin e performancës së komunave dhe faktin që kanë dalë në vendin e dytë si Komunë, pas asaj të Drenasit.

Ai në emisionin ‘Kallxo Përnime’ ka thënë se është i pakënaqur me zvogëlimin e grantit për komunat përfituese.

“Duke ditur që procesi i performancës i është futur edhe një procesi të rivlerësimit në afatin e ankesave kemi provuar mos ka ndonjë lëvizje në kuptimin progresiv, në mënyrë që mos t’i kemi 68 pikë, por të dalim në vendin e parë. Interesante është që asnjë gabim nuk ka ndodhur në vlerësimin e parë dhe kjo është vërtetuar edhe në procesin e rivlerësimit”, tha ai.

“Në jemi të pakënaqur me zvogëlimin e grantit, ne e dimë se është dashur të kemi mbi 655 mijë euro kurse tani i kemi 409 mijë euro. Ky grant është zvogëlaur edhe për shkak të pandemisë po besoj”, shtoi tutje Latifi.

Latifi theksoi se si Komunë qëndrojnë keq në planifikim hapësinor, por për këtë sipas tij faj kanë edhe niveli qëndror me procedurat e tyre burokratike.

“Ne jemi keq në planifikimin hapësinor, pasi komuna nuk e ka ende të miratuar planin e ri zhvillimor komunal dhe hartën zonale. Faji për këtë qëndron edhe në nivelin qendror dhe vonesave nga ana e tyre”, ka theksuar tutje Latifi.