Vjosa Osmani përuron sheshin 'Kosova' në Kalabri të Italisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përuruar sheshin me emrin “Kosova” në Komunën e Frasnitës në Itali.

“Nga sot, kemi një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë!” – ka shkruar Vjosa Osmani krahas fotografive të publikuara në Facebook.


Kjo komunë, e ka nderuar Presidenten me çmimin “Gjergj Kastrioti”.

“Ky çmim është mirënjohje para së gjithash për betejën historike të Kosovës për liri dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar” – ka thënë Osmani.