Vjosa Osmani mirëpret njohjen nga Izraeli por rendit të metat e marrëveshjes

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka komentuar marrëveshjen e arritur dje në Washington për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo përmes një publikimi në Facebook ka thënë se njohja nga Izraeli është shumë e rëndësishme.

Më tej Osmani ka renditur disa nga premtimet që sipas saj ky delegacion ka dështuar të iu japë qyetarëve përkundër se u kishte premtuar.

Njohjen e ndërsjellë me Serbinë

– Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani)

– Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi)

– Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë)

– Rezultate konkrete për të pagjeturit

– Dëmshpërblim për reparacionet e luftës

– Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë

– Eliminim të plotë të barrierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.