Vjedhje në një shtëpi në Çagllavicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 6 gusht, ka ndodhur një vjedhje e rëndë në një shtëpi në Çagllavicë të Graçanicës.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij duke hapur me forcë derën e tarracës.

Një shumë e parave të gatshme dhe stoli ari janë raportuar si të vjedhura nga pronari i kësaj shtëpie, njofton Policia.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante të policisë të cilat janë lajmëruar nga pronari i kësaj shtëpie.