Foto Ilustrim: Vjedhje

Vjedhje e rëndë brenda një shtëpie në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka ndodhur një vjedhje e rëndë në një shtëpi në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, një person ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë kryer vjedhjen.

Viktima e këtij rasti ka bërë të ditur se të dyshuarin kanë arritur të vjedhin një sasi stoli ari dhe një shumë parash.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.