Arben Vitia i përgjigjet akuzave të Hashim Thaçit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media, i është përgjigjur akuzave të presidentit, Hashim Thaci, i cili sot tha se përgjegjës për vdekjen e 26-vjeçarit nga Gjilan është Albin Kurti së bashku me ministrat Xhelal Sveçla dhe Arben Vitia.

Vitia tha se kjo çështje i përket vetëm organeve të hetuesisë që janë duke u marrë me rastin.

“Ashtu siç kemi deklaruar më herët kjo çështje është më në hetuesi dhe ne duhet t’ua lejmë organeve kompetente që të merren me këtë rast dhe çdo prononcim do të dëmtonte procesin, edhe nga komisioni parlamentar kanë kërkuar shumë dokumente që ju kremi prezantuar dhe të gjeturat do të ju lejmë organeve, kuse ne si MSH do të jemi të hapur për bashkëpunim”, tha Vitia.

Më 3 maj në mbrëmje, një 26 vjeçar që ishte kthyer nga Gjermania dhe ishte karantiuar në konviktet e Qendrës së Studentëve ka vdekur në rrethana ende të pasqaruara, derisa prokuroria ka nisur hetimet.