Viola Von Cramon

Viola von Cramon: Hidrocentralet në Deçan kanë padi të ngritura

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar lidhur me lejen që iu dha kompanisë KELKOS për prodhim të rrymës me dy hidrocentralet ‘Belaja’ dhe ‘Deçani’.

Cramon tha se këto lloj hidrocentralesh po dëmtojnë mjedisin, kurse për impiantin tha se ka edhe padi të ngritura.

Cramon tutje tha se si është e mundur që papritur u përmbushën kriteret.

“Këto lloj hidrocentralesh po shkatërrojnë mjedisin, ka padi aktive kundër këtij impianti. Si është e mundur që ato papritur i përmbushën të gjitha kriteret? Zyra e Rregullatorit të Energjisë duhet të sqarojë se si mund të ndodhë kjo”, ka shkruar Cramon.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në mbledhjen e mbajtur dje ka marrë vendim që kompanisë KEKLOs t’i japë leje për prodhim të energjisë për 40 vjet me kushtin që ta ripërtërijë lejen mjedisore në kohëzgjatje brenda pesë viteve.

Me tri vota për dhe një kundër ky propozim i ZRrE ka kaluar duke i dhënë lejen kompanisë KELKOS që të prodhojë rrymë me hidrocentralet ‘Belaja’ dhe ‘Deçani’.

ZRrE i jep leje 40 vjeçare KELKOS-it për prodhim të energjisë me dy hidrocentrale