Foto: KALLXO.com Ilustrim
Viktima publikoi në rrjete sociale lëndimet nga dhuna, policia arreston të dyshuarin
22.2.2023 - 10:34
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një pune hetimore është identifikuar një grua e cila në rrjetin social i ka postuar disa lëndime të shkaktuara nga një person në Ferizaj.
“Raportohet se pas një pune hetimore nga njësia e hetimeve është identifikuar viktima femër kosovare pasi që e njëjta në rrjetin social i ka postuar disa lëndime të shkaktuara nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjatë asaj kohe ka mbetur në arrati” – thuhet në raport.
Më 21 shkurt policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.