Vidhen stoli ari e para brenda një shtëpie në Qagllavicë

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur pasditen e djeshme në Qagllavicë.

Pronari i një shtëpie ka raportuar në polici vjedhjen që është kryer nga persona të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se sipas pronarit të shtëpisë, të dyshuarit në dhomë kanë vjedhur disa stoli ari dhe argjendi si dhe 100 euro para të gatshme.

Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.