Ilustrim

Vidhen rreth 100 euro nga një xhami në Gjilan 

Një shumë prej rreth 100 euro dyshohet se është vjedhur nga një xhami në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan. 

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ndërsa është raportuar se një person i panjohur me një mjet të fortë ka thyer arkën e parave. 

Sipas raportimit, paratë që janë vjedhur, fillimisht ishin mbledhur nga njerëz të xhamisë për nevoja të tyre. 

Në vendin e ngjarjes sipas raportit ditor, pas ankesës, kanë dalë edhe njësitet policore ndërsa rasti është duke u hetuar.