Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Vidhen 2 vetura në oborrin e shtëpisë

Dy vetura janë vjedhur në oborrin e shtëpisë në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Policia njofton se një qytetar ka raportuar dje në ora 7:00 se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura  e tipit “Renault Megane” ngjyrë hiri me targa vendore, e cila kishte qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Po ashtu, Policia raporton për vjedhjen edhe të një veture gjithashtu në fshatin Rogovë.

Viktima ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura  e tipit “VW Cady” ngjyrë e bardhë me targa vendore, e cila kishte qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Policia nuk tregon nëse viktima është i njëjti person.