Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vdes gruaja e aksidentuar sot në fshatin Rogovë të Gjakovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur këmbësorja e cila ishte aksidentuar sot në rrugën Gjakovë- Prizren, në fshatin Rogovë.

Sipas policisë, viktima ka vdekur në QKUK ku ishte duke u trajtuar për shkak të lëndimeve trupore të shkaktuara nga aksidenti.

“Në aksidentin e ndodhur sot në fshatin Rogovë (rruga Gjakovë-Prizren), fillimisht është raportuar për tre persona të lënduar (dy këmbësorë dhe njëri nga shoferët e automjeteve). Më vonë trajtim mjekësor ju është ofruar edhe katër personave tjerë (tre pasagjerë dhe shoferit të automjetit tjetër) Rreth orës 16:40 jemi njoftuar se njëri nga këmbësorët (viktima femër), e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda trupore, fatkeqësisht ka ndërruar jetë”- ka zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, për KALLXO.com.

Sipas tij, me vendim të prokurorit dy shoferët e të dy automjeteve të përfshira në aksident, janë ndalur në mbajtje për 48 orë.