Mërgimtarit i vidhen në shtëpi para dhe një revole

Në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës hajnat kanë vjedhur në një shtëpi.

Sipas pronarit të shtëpisë, i cili e ka raportuar rastin në Polici, janë vjedhur një mijë euro para të gatshme dhe një pistoleta me 30 fishekë.

Pronari i shtëpisë deri në kohën e vjedhjes ka qenë duke qëndruar jashtë shtetit.

Rasti është duke u hetuar.