VIDEO - Vazhdojnë gërmimet, dyshohet se një i ri është gjallë

Në një hotel të rrënuar tërësisht në Thumanë po dyshohet se një i ri është ende gjallë.

Ekipi i KALLXO.com i cili është duke qëndruar në vendin e ngjarjes, raporton se ende ka persona të ngujuar në ndërtesat e shembura në këtë zonë.

Deri më tani raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 22 dhe mbi 600 janë të lënduar, nga ta 9 janë në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihet numri i njerëzve të evakuuar.

Vazhdojnë gërmimet në Thuman, dyshohet për persona të ngujuar pas shembjes së ndërtesave

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 26 novembre 2019

Qytetarë të shumtë të Durrësit janë strehuar në tendat e vendosura në një fushë sporti në Thumanë dhe në stadiumin ‘Niko Dovani’ në Durrës.

Aty janë duke u dhënë ndihmat e dërguara nga qytetarët, siç janë ushqime, veshmbathje dhe gjëra të tjera elementare.

Pamje nga tendat ku po qëndrojnë familjet e pastrehë në Thumane