Ilustrim - Foto: REL/Reuters

(VIDEO) Shikoni se si një maskë ndikon në mënyrën si udhëton një e kollitur

Një laborator në Universitetin Atlantik në Florida është duke simuluar një kollë njerëzore për të kuptuar se sa larg dhe shpejt mund të përhapen piklat e kollës.

Tre ingjinierë brenda këtij Universiteti janë duke matur fuqinë e një kolle, duke përdorur një trup kukulle, ata i mbushin gojën me një përzierje uji dhe glisterine pasataj me anë të një pompe bëjnë që skeleti të kollitet dhe pastaj presin të shohin sa larg udhëtojnë spërklat, shkruan CNN

Ato e mbushin ajrin me spërkla, të dukshme me një dritë jeshile duke simuluar se çfarë ndodhë kur ne kollitemi.

Pas kollitjes gjenerohen spërkala nga 10-20 mikronë që është gati sa sasia më e vogël e spërkalave që lëshojmë kur kollitemi, ato udhëtojnë me një gjatësi deri 91 cm menjëherë sapo kollitemi,brenda 5 sekondash 1.8 metra dhe pas 10 sekondash deri 2.7 metra.

Distanca 2.7 metra është është gati 1 metër më shumë sesa që rekomandohet nga largësia e kërkuar dhe për më keq pas pak sekondash ato udhëtuan deri në tre metra distancë.

Spërklat bëhen më pak të dendura sa më larg që udhëtojnë, por ato prapë gjenden në ajër për rreth 2-3 minuta dhe kanë aftësi të bartin sëmundje.

Madje edhe kur vendosim një maskë të thjeshtë në skeletin kukull spërklat prapë dalin nga pjesët anësore të maskës por që nuk udhëtojnë shumë larg.

Edhe nëse vini dorën para gojës kur kolliteni spërklat prapë do të udhëtojnë në ajër por që nuk mund të shkojnë më larg se 90 cm.

1.8 metra është distanca minimale që duhet të mbani por sa më larg është më mirë.

 

Përktheu- Ardita Zeqiri