(VIDEO) Ndotja e lumit Sitnica në Vushtrri, komuna gjobit kompaninë "Pestova"

Lumi Sitnica që buron nga Shtimja dhe rrjedh deri në Mitrovicë ka pësuar ndotje të mëdha.

Një qytetar ka dërguar një video në adresë të KALLXO.com, ku shihet ndotja masive e këtij lumi në Vushtrri.

Në këtë video, shihet një kamion duke hedhur mbeturina dhe ndotja masive e këtij lumi. Qytetarët e kanë denoncuar fabrikën e patateve “Pestova për kët ndotje.

 

 

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se ka gjobitur me 500 euro gjobë kompaninë ‘Pestova’ për ndotjen që i ka bërë lumit.

“Pas raportimeve të qytetarëve për hudhje të mbeturinave në lumin Silnica, Inspektorati i Komunës së Vushtrrisë ka dalur në vend të ngjarjes, ka konstatuar gjendjen dhe e kanë identifikuar personin që ka hedhur mbeturinat në Lumin Silnica. Inspektorati i Komunës i ka shqiptuar këtij shkelësi të ligjit gjobë prej 500€ si dhe e ka inicuar rastin në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e komunës së Vushtrrisë.

KALLXO.com ka provuar të marrë një përgjigje prej kompanisë ‘Pestova’ por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Ditë më parë KALLXO.com, raportoi për  mbetje të mbeturinave inerte në shkollën fillore ‘Isa Boletini’ në Osek  të Gjakovës.

Gjendje e tmerrshme afër një shkolle në Gjakovë

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.