VIDEO - Momenti kur sulmohet ekipi i portalit Kossev

Media online “KoSSev” ka publikuar një video në të cilën shihet një qytetar përderisa sulmon gazetarin e kësaj media.

“Momenti kur qytetarët e pakënaqur protestojnë në Mitrovicë për shkak të situatës në veri pas arrestimit të M.M. Thirrjet kundër Listës Serbe dhe Vuçiqit, fytyrat e maskuara sulmojnë gazetarin tone”- thuhet në postimin e KoSSev.

Një serb, i dyshuar për organizim të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, në Zveçan është arrestuar sot.

Si shkak i këtij arrestimi, alarmi është dëgjuar në komunën e Mitrovicës Veriore për disa minuta. Njësitë speciale tashmë kanë qenë të pozicionuar në lagjen e boshnjakëve afër shkollës teknike.

Sot janë lënduar tre policë të Kosovës në veri gjatë arrestimit të njërit prej të dyshuarve për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Raportimet për situatën aktuale në veri mund t`i ndiqni në këtë link.