(VIDEO) Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhënie diplomatike

Në formë virtuale u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Marrëdhënieve Diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

Në Kosovë, dokumenti u nënshkrua nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe homologu i saj nga Izraeli, Gabriel Ashkenazi.

Pas nënshkrimit të dokumentit, Ministrja në detyrë Meliza Haradinaj-Stublla falënderoi zyrtarët izraelit dhe kosovarë, përfshirë administratën e ish-presidentin Amerikan Donald Trump dhe ish-ambasadorin Richard Grenell, për nënshkrimin e marrëveshjes së Uashingtonit më 4 shtator 2020.

“Në këtë ditë ne shkruajmë një kapitull të ri të marrëdhënieve mes shteteve tona. Ne kemi të njëjtat vlera të demokracisë. U bëjmë thirrje shteteve të tjera që të njohin pavarësinë e Kosovës”, tha mes tjerash ajo.

Ministrja gjithashtu u bëri ftesë kompanive izraelite të investojnë në Kosovë.