VIDEO - Kancelari austriak Nehammer pritet nga Kurti me ceremoni shtetërore

Ka filluar takimi i kryeministrit Albin Kurti me kancelarin austriak Karl Nehammer.

Ky i fundit është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Kurti, përderisa po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kancelari austriak momentalisht është duke zhvilluar takim me Kurtin, ndërsa pas takimit është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët për media.

Nehammer gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, do të takohet edhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani.