(VIDEO) Digjet drogë me vlerë 668 milionë dollarë

Autoritetet e Mianmarit dogjën drogë në vlerën e më shumë se gjysmë miliardë dollarëve e cila ishte sekuestruar në të gjithë vendin.

Droga e tipit Opium, kanabis, heroinë dhe matamfetaminë ishte hedhur në treg gjatë kohës së pandemisë dhe ishte sekuestruar nga autoritetet.

Thasët me kanabis, pako me heroinë, çanta me ketaminë e tramadol u vendosën të stivosura dhe iu vu flaka në një ceremony të mbajtur nga departamenti i antidrogës.

Droga e djegur kap vlerën e 668 milionë dollarëve përfshi dhe 224 milionë tablet metamfetaminë, informon AFP.

Një grua dha komandën, 4 burra të veshur me uniformë shtypën butonin dhe qielli u mbulua nga flakët dhe tymi që shkaktoi djegia e kapanove ku ishte stivosur droga e sekuestruar.

Menjëherë më pas ndërhynë zjarrfikësit për të shuar flakët. oranews