VIDEO: Aksident në Mitrovicë, rrokulliset vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites në afërsi të fshatit Lushtë të Mitrovicës.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga vendi i ngjarjes.

Në video shihet një veturë e rrokullisur në mes të rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë.

Nuk dihet nëse në këtë aksident ka të lënduar apo jo.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes: