Foto-ilustrim

VIDEO: Aksident mes tri automjeteve në Veternik

Kolona të gjata të veturave janë krijuar pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në ora 20:30 në Veternik.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë për të marrë një prononcim lidhur me këtë aksident trafiku.

Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës ka thënë për KALLXO.com se në aksident janë përfshirë tri automjete.

Po ashtu sipas Policisë së Kosovës si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas Ahmetit me rastin po merren njësitë e trafikut rajonal.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga vendi i ngjarjes.