Kryeministri Albin Kurti homazhe në Vlorë për 28 nëntor | Foto: RTK

VIDEO - Albin Kurti shkon në Vlorë për festën e 28 Nëntorit

Në 111- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në ngritjen e flamurit në Vlorë, i pranishëm edhe kryeministri Kurti.

Pas ceremonisë së ngritjes simbolike të flamurit, krerët e shtetit shqiptar, bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kanë vendosur edhe kurora me lule në memorialin e Ismail Qemalit.

Të dy kryeministrat shqiptarë, ai i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, përshëndeten me qytetarë të cilët kanë ardhur për ta kremtuar festën e pavarësisë së Shqipërisë.