Vetura zyrtare e parkuar keq, tërhiqet nga rruga

Një veturë zyrtare e qeverisë së Kosovës është tërhequr me përcjellje të policisë për shkak të parkimit në vend të ndaluar.

Siç mëson KALLXO.com vetura i përket Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Tërheqja është bërë në Prishtinë, afër objektit të Avokatit të Popullit.

Më poshtë fotografitë nga tërheqja e veturës.