Ilustrim

Vetura godet për vdekje këmbësorin në Prishtinë

Një person ka vdekur mbrëmë pas lëndimeve të marra nga një aksident.

Policia e Kosovës me anë të raportit policor ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, rreth orës 13:50 një veturë ka goditur një këmbësor.

Tutje në raport thuhet se këmbësori ka pësuar lëndime trupore.

Policia mbrëmë rreth orës 22:35 është njoftuar se këmbësori ka vdekur në repartin intensiv disa orë pas aksidentit.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.