Vetura godet për vdekje 19-vjeçarin në Prishtinë

Një burrë, 19-vjeçar ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se rreth orës 01:20 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësor dhe tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha Ahmeti për KALLXO.com .

Sipas Ahmetit vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Ndërkaq personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.