Vetëvritet një person në Prizren

Policia në Rajonin e Prizren ka raportuar për një rast të vetëvrasjes, i cili ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 10:33, është raportuar se për shkaqe të panjohura, viktima është gjetur i vdekur.

Sipas dëshmitarit, babait të tij, viktima ka pasur probleme psikike, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.