Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë për nesër në Prishtinë

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nesër do të mbajnë protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protesta është paralajmëruar në një postimi në rrjetin social Facebook nga kryetari i OVL-UÇK në Pejë, Gazmend Syla.

Në këtë lajmërim thuhet gjithashtu se ata do të protestojnë për shkak të skandaleve qeveritare.

Protesta thuhet se do të fillojë nga ora 18:00.