Vërshohet nga uji një pjesë e fshatit Llaushë të Skenderajt - FOTO

Reshjet e vazhdueshme të shiut që kanë mbizotëruar ditëve të fundit në vend, kanë krijuar vërshime në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se uji ka hyrë edhe nëpër disa shtëpi.

Qytetari që ka raportuar ka dërguar disa pamje nga vërshimet në tokat bujqësore dhe të shtëpive në Lagjen Hoxha të Llaushës.

Sipas tij, vërshimet e kanë pamundësuar edhe qarkullimin dhe daljen nga shtëpia.

Këto janë pamjet nga fshati Llaushë.