Fshati Leshak, Komuna e Leposaviçit, Foto:KALLXO.com

Vërshime në fshatin Leshak të Komunës së Leposaviqit-FOTO

Reshjet e shiut dhe borës të rëna ditëve të fundit kanë krijuar vërshime në disa zona të ndryshme të Kosovës.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga fshati Leshak të Komunës së Leposaviqit, ku gjendja në vendin e quajtur “Beluce” nuk duket e mirë.

Shtëpi të shumta janë përmbytur nga vërshimet që kanë ndodhur ditëve të fundit, ndërsa në fotografi shihen edhe mbeturinat që kanë dalë në sipërfaqe.

Vërshimet kanë ndodhur si pasojë edhe e daljes nga shtrati të lumit i cili kalon përmes fshatit Leshak.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për vërshimet dhe përmbytjet që kanë ndodhur ditëve të fundit në Kosovë nga reshjet e shiut.

Fshati Leshak, Komuna e Leposaviçit, Foto:KALLXO.com
Fshati Leshak, Komuna e Leposaviçit, Foto:KALLXO.com
Fshati Leshak, Komuna e Leposaviçit, Foto:KALLXO.com

 

Zona të shumta të Kosovës janë prekur nga vërshimet ndërsa ende nuk është bërë e ditur ndonjë shifër e përafërt e dëmeve që janë shkaktuar.

KALLXO.com që nga fillimi i kësaj jave ka përcjellë nga afër disa zona të prekura nga vërshimet. Një gjendje jo e mirë pas vërshimeve është parë në komunat, Fushë Kosovë, Lipjan, Gjilan, Rahovec, Malishevë, Shtime.

Ekipe të shumta të drejtorive të shërbimeve publike por edhe njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në terren për të larguar ujërat e grumbulluara nga vërshimet e të cilat kanë përfunduar në oborre të shtëpive por edhe brenda.

Përveç shtëpive private nga vërshimet janë prekur edhe shumë biznese.