Policia e Kosovës nis hetimet për narkotikët në Komunën e Leposaviqit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka autorizuar Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë që të nisë hetimet për substancat narkotike brenda Komunës së Leposaviqit.

Përmes një komunikate për medie, Prokuroria e Mitrovicës ka theksuar se Policia do të ndërmarrë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e këtij rasti.

Sipas tyre, hetimet do të vijonë në lidhje me rastin që ka të bëjë me persona të përfshirë që shihen në videot e publikuara, “përfshirë identifikimin e të gjithë personave, pastaj mbledhjen e provave – video incizimeve të portalit Nacionale, dhe provave tjera relevante që janë të nevojshme për hetimin dhe ndriçimin e këtij rasti të gjitha veprimet hetimore për rastin që përfshin edhe zyrtarë të lartë të komunës”.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se përkitazi me publikimin e video incizimit të portalit Nacionale, publikuar me datë 29 janar 2024, me qëllim të ndriçimit të gjitha fakteve dhe rrethanave, ka autorizuar Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë, që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e këtij rasti, që ka të bëjë me persona të përfshirë që shihen në videot e publikuara, përfshirë identifikimin e të gjithë personave, pastaj mbledhjen e provave – video incizimeve të portalit Nacionale, dhe provave tjera relevante që janë të nevojshme për hetimin dhe ndriçimin e këtij rasti, në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”- thuhet në njoftim.

Media Nacionale të hënën ka publikuar një video në të cilën sipas tyre, shihen zyrtarë të Komunës së Leposaviqit, përfshirë edhe nënkryetaren Dragana Miletiq, nën pretendimin e tyre, duke konsumuar substanca narkotike.