Ilustrim

Vërmicë - Konfiskohen 28 kg marihuanë

Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Vërmicë dje rreth orës 18:30 njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur dy të dyshuar  duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës të cilët kishin nga një çante në krahë me përmasa të mëdha.

Sipas policisë dy të dyshuarit pasi i kane vërejtur policinë kanë lëshuar çantat në tokë dhe kanë ikur në drejtim të Shqipërisë.

Tutje policia sqaron se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti antidroge i DHTN Prizren të cilët kane gjetur dhe konfiskuar dy  çanta ku kishte  50  paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej  28 kilogram e 686.8 gram.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.