Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Gjilan, kontrabandonte 200 kilogramë mjaltë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas serb në Gjilan, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij janë hasur 200 kilogramë mjaltë të kontrabanduara nga Serbia.

Tutje, PK-ja bënë të ditur se i dyshuari iu kishte shmangur pikave kufitare.

Me urdhër të prokurorit mjalta është konfiskuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.