Ilustrim

Kamenicë - Bastisen disa barnatore e banesa, konfiskohen ilaçe

Policia e Kosovës njofton se në Ranillukë të Kamenicës dje rreth orës 06:30 njësitë policore gjatë realizimit të urdhëresës kanë bërë bastisjen e disa lokacioneve si barnatore, banesa në pronësi të 4 personave të dyshuar.

Sipas policisë gjatë bastisjes në këto lokacione janë gjetur dhe konfiskuar 330 medikamente të ndryshme dhe 199 injeksione.

Tutje policia sqaron se me vendim të prokurorit rasti në procedurë të rregullt.