Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, Hoxhaj shprehet mirënjohës ndaj ShBA-së

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se zyrtarizmi i marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është moment historik.

”Mirënjohës ndaj lidershipit të Departamentit Amerikan të Shtetit për këtë moment historik të rëndësishëm për Kosovën. Ishte një udhëtim i gjatë deri më sot dhe vlerësojmë mbështetjen e miqve tanë Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, për Pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në një postim në Twitter.

Sot Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike. Gjatë ceremonisë u paralajmërua edhe hapje a ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Paralajmërimi për hapjen e ambasadës në Jerusalem, BE pret që Kosova të “mos e minojë perspektivën evropiane”