Vendosi drita rotative në veturën e tij pa autorizim, ngasësi gjobitet nga Policia

Policia e Kosovës e ka gjobitur me 500 euro, 3 pikë negative dhe masë të ndalimit të drejtimit të mjeteve me veprim motorin për tre muaj në territorin e Kosovës, ngasësin i cili ka vendosur në veturën e tij pajisje (drita) rotative.

Sipas Policisë, këto pajisje janë të ndaluara me Ligjin mbi rregullat në trafikun rrugor.

Rasti ka ndodhur në Prizrën më 05.06.2024, ndërsa vetura ka pasur targa jo vendore.

“Njësiti rajonal i trafikut rrugor Prizren ka arritur që të lokalizoj dhe ndaloj automjetin e lartcekur duke konfiskuar pajisjet rotative të vendosura në mjet dhe ndaj ngasësit të automjetit është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, 3 pikë negative dhe masa e ndalim drejtimit të mjeteve me veprim motorin për 3 muaj në territorin e Republikës së Kosovës” – thuhet në njoftimin e Policisë.