Pa maska për dialogun, Skender Hyseni takohet me Enver Hoxhajn

Koordinatori Shtetëror për Dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, është takuar sot me nënkryeatrin e PDK-së, Enver Hoxhaj, ku kanë diksutuar për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.

Në fotografinë të cilën e ka shpërndarë Skender Hyseni në Facebook, asnjë nga bashkëbiseduesit nuk kanë të vendosur maskë, sado që qeveria mbrëmë ka vendosur që maskat të jenë obligative.

Hyseni ka njoftuar se gjatë kësaj bisede theksuan nevojën e koordinimit të ngushtë dhe bashkërendimit të  temave me rëndësi nacionale.

“Theksuam nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këtë, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsensus sa më të gjerë politik në Kosovë”, shkruan Hyseni.