Ramadan Musliu. Foto: Facebook

Vdiq shkrimtari dhe ish-deputeti Ramadan Musliu

Ka vdekur sot  Ramadan Musliu, gazetar dhe shkrimtar.

Lajmi për vdekjen Musliut është bërë i ditur nga kolegë dhe bashkëpunëtorë të shkrimtarit.

Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian ka shkruan në Facebook për vdekjen e Musliut.

“Lamtumirë miku im, Ramadan Musliu. Kultura jonë mbeti pa krijuesin dhe intelektualin e madh. Ndërsa vepra ime mbeti pa redaktorin dhe mentorin e fjalës së fundit”, ka shkruar Buxhovi në Facebook.

Ramadan Musliu ka lindur në Beguncë të Komunës Vitisë  më 1954. Studioi Letërsi dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filologjik të UP-së. Ishte gazetar, shkrimtar e publicist. Pas vetës la një krijimtari të begatë në letërsi. Është autori i dhjetëra veprave nga fusha e letërsisë.

Musliu ishe edhe Deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së nga 2004 deri më 2007.

Studime dhe kritikë letrare nga autori:

1990 – “Mbindërtimi poetik”, Prishtinë;

1998 – “Konfiguracione narrative”, Tiranë;

2005 – “Estetikja e dallueshme”, Prishtinë;

2010 – “Ekskurs në letërsinë për fëmijë”, Shkup;

2012 – “Tangjenta letrare”, Prishtinë;

1997 – “Vetëripërtëritja e totalitarizmit”, Tiranë, libër publicistik.

Libra me poezi:

1981 “Parodia e trupiut”, Prishtinë;

1985 “Shqisa e gjashtë”, Prishtinë;

1987 “Pasqyra e të rrëfyerit”, Prishtinë;

1996 “Kënga e sibilave”, Tiranë;

2004 “Në zemrën e gjërave”, Prishtinë.

Poezitë e Musliut janë përkthyer në anglisht, rumanisht, frëngjisht, serbisht, maqedonisht slllovenisht dhe janë prezantuar në antologjinë e poezive ndërkombëtare për vitin 2010. Ai është po ashtu fitues i disa çmimeve letrare.