Lajm i Fundit, Coronavirus

Vdesin edhe dy pacientë me COVID-19

Një 71 vjeçar nga Prishtina dhe një 83 vjeçar nga Mitrovica kanë vdekur si pasojë e infeksionit me coronavirus.

Klinika e Infektivës me anë të njoftimi ka thënë se dy viktimat, F. G., 71 vjeç nga Prishtina dhe F. M., 83 vjeç nga Mitrovica përveç infektimit me coronavirus kanë pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

Numri i të vdekurve nga coronavirus me dy rastet e fundit shkon në 56.

Në përgjithësi të prekur nga coronavirus sipas statistikave të IKSHPK-së, janë gjithsej 2 mijë e 991. Të shëruar nga coronavirus janë  1 mijë e 744.